Ndërlidhjet

Stefanoviq, optimist për marrëveshje


Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq.
Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq.
Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, tha se ekipi i Beogradit do të marrë pjesë në bisedimet e nesërme në Bruksel, me qëllim arritjen e marrëveshjes për përfaqësimin rajonal të Kosovës në “bazë të modelit asimetrik”.

Në konferencën për gazetarë, Stefanoviq tha se referimi në Rezolutën 1244 dhe në mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mund të jenë një bazë e mirë për marrëveshje midis dy palëve, por “pa iu referuar Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës”.

Ai sqaroi se “modeli asimetrik” nënkupton pjesëmarrje të Prishtinës në nismat dhe forumet rajonale, por jo si shtet i pavarur.

Qeveria e Kosovës dhe kryeministri i saj, Hashim Thaçi, janë pajtuar që Kosova në nismat rajonale të përfaqësohet me një fusnotë, ku figuron Rezoluta 1244, ndërsa krahas saj edhe Deklarata e Pavarësisë dhe mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e aktit të shpalljes së pavarësisë.

Vazhdimin e dialogut më 21 shkurt e ka konfirmuar edhe ndërmjetësuesi evropian në bisedime, Robert Kuper.
XS
SM
MD
LG