Ndërlidhjet

BE konfirmon vonesën e ekipit kosovar në bisedime


Ilustrim
Ilustrim
Ndonëse i paraparë të niste në orën 10, raundi i sotëm i dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit nuk ka filluar ende.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se shtyrja ka pasuar mungesën e delegacionit të Prishtinës në Bruksel.

Tash për tash është ende e paqartë nëse bëhet fjalë për vonesë teknike apo shtyrje të të gjithë procesit.
XS
SM
MD
LG