Ndërlidhjet

BE: Të mos ekzekutohet iraniani me banim në Kanada


Protestuesit në Kanada kërkojnë lirimin e Malekpurit
Protestuesit në Kanada kërkojnë lirimin e Malekpurit
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, e ka përsëritur thirrjen për autoritetet e Iranit, që të mos e ekzekutojnë një iranian, i cili ka lejeqëndrim në Kanada.

Në deklratën me shkrim, zonja Eshton, tha se është ekstremisht e shqetësuar për raportet se ekzekutimi i projektuasit iranian të softvereve, Said Malekpur, mund të ndodhë së shpejti.

Qeveria e Kandasë dhe Amensty International, poashtu, kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Malekpurit, i cili është i dënuar me vdekje nga autoritetet iraniane.

Mblështetësit e Malekpurit thonë se ai e kishte zhvilluar një program, që mundësonte publikimin e fotografive në Internet, i cili pa dijen e tij dyshohet se ishte shfrytëzuar për krijimin e faqeve pornografike.

Said Malekpur është arrestuar në Iran, në vitin 2008, derisa e vizitonte babanë e tij të sëmurë për vdekje.
XS
SM
MD
LG