Ndërlidhjet

Zhbogar: Pranimi i fusnotës – hap i madh për Kosovën


Samuel Zhbogar
Samuel Zhbogar
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se pranimi i fusnotës nga pala kosovare është një hap i madh përpara për Kosovën.

Siç ka thënë ai, kjo do të jetë edhe një ndihmë madhore edhe brenda vetë BE-së, pasi në ditët në vijim, BE-ja do të jetë në gjendje t’i jap Kosovës një pako evropiane, me të cilën do të tregohet se e ka një rrugë të qartë evropiane për Kosovën.

Mnëtutje, duke folur për dialogun e sotëm ndërmjet Kosovës e Serbisë në Bruksel, ai theksoi:

“Shpresoj që Kosova të pajtohet me propozimin që është sot në tryezë në Bruksel. Mendoj se është një hap i madh përpara për Kosovën. Ai do t’i mundësoj Kosovës të jetë e pranishme në një tryezë me vende të tjera; do t’i mundësoj Kosovës të flas për vetveten, pa e pasur UNMIK-un aty e madje pa qenë UNMIK-u në korridor, tha Zhbogar pas një takimi që ka pasur me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, të Kosovës, Sllobodan Petrovic.

Ai tha po ashtu se rezoluta 12 44, ka qenë gjithmonë aty, por për herë të parë ajo balancohet me mendimin e GJND-së që, në njëfarë mënyrë, e konfirmon deklaratën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“1244 është diçka nga e kaluara; duhet të shikoni se çka është e ardhmja dhe BE-ja. Kjo formë do t’ia mundësojë Kosovës të shikojë kah e ardhmja, të shikojë kah BE-ja dhe shpresoj se ajo do të mundësojë të dëshmohet se ne e shohim Kosovën brenda BE-së”, është shprehur Zhbogar
XS
SM
MD
LG