Ndërlidhjet

Kameron tërheq vërejtjen kundër racizmit


Dejvid Kameron, kryeministër i Britanisë
Dejvid Kameron, kryeministër i Britanisë
Kryeministri britanik Dejvid Kameron është zotuar se do të ndërmarrë veprime për të penguar kthimin e “ditëve të errëta” të racizmit në futboll, në një samit që organizoi për të tejkaluar problemin e ripërtëritur.

Samiti që mblodhi politkanë, drejtues futbolli dhe aktivistë kundër racizmit vjen pas një rasti të profilit të lartë të racizmit në këtë sezonë, në të cilin u përfshinë lojtarët dhe tifozët në Premier Ligën angleze, e cila transmetohet në tërë botën.

“Nuk mund ta fshehim këtë nën tepih”, ka shkruar për gazetën “The Sun”, Kameron, duke shfaqur shpresën se ky problem do të tejkalohet nga futbolli, ndërsa “qeveria do të japë ndihmën e saj”.

Incidentet serioze do të trajtohen në gjykatë.

Një nga ka të bëjë me mbrojtësin e Çelsit, Xhon Terrin, i cili akuzohet se ka fyer në baza racizmi mbrojtësin e Queens Park Rangers, Anton Ferdinand, gjatë një ndeshjeje të mbajtur në tetor.

Rasti bëri që Terri të mos jetë më kapiten i Anglisë, një lëvizje kjo që u kundërshtua nga trajneri Fabio Kapello, i cili në shenjë proteste dha dorëheqje.
XS
SM
MD
LG