Ndërlidhjet

Gjenden 4 të vdekur nën anijen e fundosur


Shpëtimtarët në barkë të vogël kalojnë pranë anijes së fundosur në Itali
Shpëtimtarët në barkë të vogël kalojnë pranë anijes së fundosur në Itali
Ekipet e shpëtimit raportohet se kanë gjetur edhe katër trupa nën rrënojat e anijes së udhëtarëve, e cila u fundos në muajin e kaluar në bregdetin perëndimor të Italisë.

Zyrtarët thanë se trupat ende nuk janë identifikuar.

Anija Kosta Konkordia bartte më shumë se 4 mijë pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, kur u përplas në shkëmbinj më 13 janar.

Para njoftimit të së mërkurës, qe raportuar për 17 njerëz të vdekur, ndërsa për 15 të zhdukur.

Prokurorët italianë po e hetojnë kapitenin e anijes dhe zëvendëisn e tij, derisa, ekipet po heqin naftën nga rezervuaret e anijes për të shmangur një katastsofë mjedisore.

Dhjetëra të mbijetuar kanë lansuar padi kundër kompanisë së anijes në Francë, Gjermani dhe Shtete të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG