Ndërlidhjet

Rinisin bisedimet SHBA-Kore e Veriut


Ushtria e Koresë së Veriut
Ushtria e Koresë së Veriut
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Veriore raportohet se kanë rinisur bisedimet për programin bërthamor, të parat këto që nga vdekja e liderit Kim Jong Il në muajin dhjetor dhe ardhjes në pushtet të djalit të tij.

I dërguari amerikan Glin Devis tha se “dita e lojës” do të fillojë, para takimit me homologun verikorean Kim Kie-guan.

Bisedimet në Pekin, raundi i tretë që nga korriku, kanë për qëllim që të rifillojnë negociatat gjashtëpalëshe për çarmatimin bërthamor të vendit, në të cilat përfshihen edhe Kina, Japonia, Rusia dhe Koreja Jugore.

Pheniani u largua nga këto bisedime në vitin 2009 dhe më vonë bëri provën e dytë bërthamore.
XS
SM
MD
LG