Ndërlidhjet

Talibanët kërkojnë vrasjen e perëndimorëve


Protestat në Kabul, 22 shkurt
Protestat në Kabul, 22 shkurt
Talibanët i kanë kërkuar afganëve që të vrasin perëndimorët pasi që disa kopje të Kuranit u dogjën në një bazë ushtarake të NATO-s.

Ky veprim që ndodhi në Bazën Ajrore të Bagramit nxiti protesta dyditore në pjesë të ndryshme të Afganistanit.

Zyrtarët afganë thanë se të paktën shtatë persona u vranë në përleshjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë.

Presidenti afgan Hamid Karzai ka bërë thirrje për qetësi.

Shtëpia e Bardhë, Pentagoni dhe NATO kanë kërkuar falje për incidentin, duke e quajtur të gabuar.

Sekretari amerikan i mbrojtjes Leon Paneta ka urdhëruar që të kryhet hetim.
XS
SM
MD
LG