Ndërlidhjet

Vazhdojnë sulmet në Homs të Sirisë


Homs
Homs
Aktivistët pohojnë se forcat e regjimit sirian kanë vazhduar bombardimin e lokacioneve të forcave opozitare në Homs.

Raportohet se kjo është dita e 20-të që kur ka filluar sulmi i qeverisë në Homs, një ofensivë kjo gjatë së cilës thuhet se janë vrarë qindra njerëz.

Sulmi i sotëm pason vrasjen e dy gazetarëve të huaj, Mari Kolvin, korrespondente amerikane e së përditshmes britanike “Sunday Times” dhe Remi Ohlik, fotoreporter francez.

Ministria e jashtme siriane ka thënë të enjten se regjimi i këtij vendi nuk është përgjegjës për vdekjen e tyre, duke thënë se të dy gazetarët kanë hyrë fshehurazi në këtë vend dhe kanë marrë rezikun mbi vete.

Qeveria siriane ua ka ndaluar mediave të huaja të operojnë lirshëm në këtë shtet.
XS
SM
MD
LG