Ndërlidhjet

Hejg kërkon sanksione të ashpra ndaj Sirisë


Sulmet qeveritare në Homs, Siri, 22 shkurt, 2012
Sulmet qeveritare në Homs, Siri, 22 shkurt, 2012
Sekretari i jashtëm britanik, Uilljam Hejg tha se Britania do të kërkojë sanksione më të ashpra diplomatike dhe ekonomike ndaj qeverisë së Damaskut në një takim ndërkombëtar për Sirinë.

Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se pjesëmarrësit do të sfidojnë regjimin sirian për të pranuar një propozim që lejon ndihmën humanitare.

Takimi i së premtes, i ”Miqve të Sirisë” në Tunis, është i pari që kur grupi u krijua si kundërpërgjigje ndaj vetove të Kinës dhe Rusisë ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit, e cila dënonte aksionet e pëgjakshme të presidentit Bashar al Asad.

Në takim do të mblidhen diplomatë të lartë të Ligës Arabe, Evropës dhe SHBA-së së bashku me ata të opozitës siriane.

Rusia ka refuzuar të marrë pjesë, duke e quajtur takimin si të njëanshëm.
XS
SM
MD
LG