Ndërlidhjet

Sulm në stacion autobusi, 15 të vrarë


Peshauar, 23 shkurt 2012.
Peshauar, 23 shkurt 2012.
Autoritetet pakistaneze thonë se të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i bombës në një stacion autobusi, në Peshauar.

Policia thotë se bomba ishte vendosur në një makinë dhe përmbante rreth 40 kg eksplozivë.

Nuk është ende e qartë arsyeja e sulmit në njërën nga zonat më të ngarkuara të Peshauarit.

Përgjegjësinë për incidentin nuk e ka pranuar asnjë grup, ndonëse dyshimet hidhen mbi kryengritësit talibanë.

Peshauari ndodhet pranë rajonit fisnor të Pakistanit, që është bastion i talibanëve dhe militantëve të Al Kaidës.
XS
SM
MD
LG