Ndërlidhjet

Çavez i nënshtrohet sërish operacionit


Venezuela -- President Hugo Chavez speaks during the Council of Ministers in Ciudad Bolivar in the southern state of Bolivar, 15Feb2012
Venezuela -- President Hugo Chavez speaks during the Council of Ministers in Ciudad Bolivar in the southern state of Bolivar, 15Feb2012
Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez, do të udhëtojë të premten për në Kubë, për t’iu nënshtruar edhe një operacioni kundër kancerit.

Asambleja Kombëtare e Venezuelës, ku Çavez ka shumicën, i ka dhënë atij “kohë të pacaktuar” për të qëndruar në Kubë.

Vitin e kaluar, lideri majtist ka deklaruar se është shëruar pas dy operacioneve të kryera në Kubë.

Nevoja për një tjetër intervenim vë në dyshim fushatën e tij për rizgjedhje më 7 tetor. Ajo po ashtu vë në pikëpyetje mundësinë e Çavezit për të sunduar Venezuelën edhe për një mandat gjashtë-vjeçar nëse fiton zgjedhjet.
XS
SM
MD
LG