Ndërlidhjet

Tadiq: Edhe Evropa, edhe Kosova


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq.
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq.
Me arritjen e marrëveshjes për bashkëpunimin rajonal, presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë se është konfirmuar politika “Edhe Evropa, edhe Kosova”.

“Kosova, në forumet rajonale, nuk do të përfaqësohet si shtet i pavarur, por në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së dhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka thënë Tadiq.

Sipas tij, Serbia do të vazhdojë të jetë konstruktive dhe e hapur për dialog me Kosovën, me qëllim gjetjen e kompromiseve për problemet e njerëzve të zakonshëm, të cilat “gjithmonë do të jenë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe interesat e qytetarëve të saj”.
XS
SM
MD
LG