Ndërlidhjet

Afganistan: Tre të vrarë në protestat kundër djegies së Kuranit


Protestë në Paktikë të Afganistanit për shkak të djegies së Kuranit
Protestë në Paktikë të Afganistanit për shkak të djegies së Kuranit
Së paku tre vetë janë vrarë sot, derisa mijëra protestues e rrethuan kompleksin e Kombeve të Bashkuara në qytetin verior afgan, Kunduz, për ta dënuar djegien e Kuranit në një bazë të NATO-s.

Zyrtari shëndetësor në Kunduz, Sad Mukhtar, tha se spitalet lokale kanë raportuar për tre të vrarë dhe afro 50 të plagosur gjatë përleshjeve.

Zëdhënësi i policisë, Sarvar Husaini, tha se policia ia doli ta ndalë masën nga depërtimi në kompleksin e Kombeve të Bashkuara dhe se forca shtesë ishin dërguar në mbrojtje të këtij kompleksi.

Sot protesta ka pasur edhe në së paku katër provinca të Afganistanit, për shkak të zemërimit për dëmtimin e Librit të Shenjtë Mysliman.

Ky dyshime se të burgosurit e kanë përdorë Kuranin për dërgimin e mesazheve, në bazën ajrore amerikane në Bagram afër Kabulit,
XS
SM
MD
LG