Ndërlidhjet

Një protestues u vra, shtatë ushtarë amerikanë u plagosën


Presidenti Hamid Karzai fton për qetësi
Presidenti Hamid Karzai fton për qetësi
Raportet nga pjesa veriore e Afganistanit thonë se së paku një protestues është vrarë dhe shtatë ushtarë të Shteteve të Bashkuara janë plagosur sot, ditën e gjashtë të protestave anti-amerikane

Zyrtarët lokalë thanë se protestuesi ishte vrarë në provincën Kunduz, kur afro 2 mijë demonstrues ishin përpjekur të marshonin në qytet, por ishin ndalur nga policia.

Policia tha se shtatë ushtarë amerikanë ishin plalgosur nga sulmi me granatë në bazën e tyre në qytetin Imam Sahib të Kunduzit.

Afro 30 vetë janë vrarë gjatë protestave të deritashme, që ishin shkaktuar nga djegia e kopjeve të Kuranit, në një bazë të NATO-s në Afganistan.

Presidenti afgan, Hamid Karzai, përsëri sot ka bërë thirrje për qetësi.
XS
SM
MD
LG