Ndërlidhjet

Egjipt: Shtyhet procesi lidhur me financimin e jashtëm


Disa nga 14 aktivistët egjiptianë mbahen në kafaz në hapje të procesit në Kajro
Disa nga 14 aktivistët egjiptianë mbahen në kafaz në hapje të procesit në Kajro
Raportohet se një gjykatë në Egjipt sot e ka shtyrë procesin kundër aktivistëve pro-demokracisë, të akuzuar se ilegalisht kanë marrë fonde nga jashtë.

Në mesin e 43 personave të akuzuar gjenden edhe 16 shtetas të Shteteve të Bashkuara.

Ky rast i ka dëmtuar shumë raportet ndërmjet Egjiptit dhe Shteteve të Bashkuara.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha sot në Maroko se zyrtarët amerikanë ende po analizojnë se çka ka ndodhur në gjykatën në Kajro.

Mendohet se shtyrja e procesit gjyqësor mundëson më tepër kohë për ndonjë zgjidhje diplomatike të këtij rasti.
XS
SM
MD
LG