Ndërlidhjet

Brukseli diskuton kandidaturën e Serbisë


Fotografi ilustruse
Fotografi ilustruse
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian takohen sot në Bruksel për të diskutuar arritjet e Serbisë për marrjen e statusit të kandidatit evropian.

Të martën, shefat e 27 diplomacive evropiane do të sjellin vendimin që do të miratohet më 1 mars nga krerët e shteteve dhe të qeverive.

Qarqet diplomatike në Bruksel thonë se vendimi i ministrave pritet të jetë pozitiv, “marrë parasysh arritjen e marrëveshjes për bashkëpunimin rajonal ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Dhjetorin e kaluar, ministrat e BE-së kishin shtyrë vendimin për dhënien e kandidaturës evropiane Serbisë, duke i kërkuar, pos tjerash, normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Në takimin e sotëm pritet të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiq.
XS
SM
MD
LG