Ndërlidhjet

OKB dyshon në referendumin sirian


Votimi në Siri, 26 shkurt
Votimi në Siri, 26 shkurt
Referendumi në Siri, që në masë të madhe, ka miratuar kushtetutën e re, është “vështirë i besueshëm”, ka thënë Organizata e Kombeve të Bashkuara, duke i kërkuar vendit që të fokusohet në dhënien fund të trazirave vdekjeprurëse në vend.

“Derisa kushtetuta e re i jep fund monopolit të partisë bathe në pushtet dhe mund të jetë pjesë e zgjidhjes politike, referendumi duhet të organizohet në kushtet ku nuk ka dhunë dhe frikësim”, ka thënë zëdhënësi i OKB-së, Eduardo del Buej.

Bota është treguar e pafuqishme përballë aksionit vdekjeprurës të qeverisë siriane ndaj protestave të opozitës, që po mbushin një vit.

Ndërsa Rusia dhe Kina dy herë kanë përdorur vetot e tyre në Këshillin e Sigurimit të OKB për të bllokuar çfarëdo ndërhyrjeje.

Ministria e Brendshme e Sirisë tha se një kushtetutë e reformuar, që do ta mbante presidentin aktual Bashar al-Asad në pushtet deri në vitin 2028, ka marrë aprovimin e 89. 4 për qind të votuesve nga më shumë se tetë milionë sa kanë hedhur votën të dielën.
XS
SM
MD
LG