Ndërlidhjet

Vriten 18 udhëtarë autobusi


Foto nga arkivi
Policia në Pakistan tha se të paktën 18 persona që po udhëtonin me një autobus janë vrarë nga një sulm i personave të armatosur.

Autoritetet policore thanë se në shënjestër ishin myslimanët shiitë, që janë pakicë në Pakistan, ndërsa sulmuesit dyshohet se i përkasin një sekti sunit.

Sulmi ndodhi të fshatin malor të Harban Nalës në qarkun e Kohistanit.

Policia tha se sulmuesit e armatosur ishin fshehur në të dy anët e rrugës dhe kanë sulmuar autobusin derisa po lëvizte në atë pjesë.
XS
SM
MD
LG