Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 28 shkurtin në vite…


Brenda Uestminister Abej...
Brenda Uestminister Abej...
1066 - Uestminster Abej, kisha më e famshme në Angli, hap dyert e saj.

1704 - Indianët sulmuan Dirfildin, duke vrarë 40 dhe rrëmbyer 100 njerëz.

1827 - U lëshua për udhëtim hekurudha mes Baltimorit dhe Ohajos.

1924 - Trupat amerikane u dërguan në Honduras, për të mbrojtur interesat amerikane gjatë një konflikti të zgjedhjeve.

1936 - Ushtria japoneze rikthen rendin në Tokio dhe arreston zyrtarët e përfshirë në grusht shtet.

1953 - Greqia, Turqia dhe Jugosllavia nënshkruan një pakt 5 vjeçar të mbrojtjes, në Ankara.

1974 - Shtetet e Bashkuara dhe Egjipti, rivendosën marrëdhëniet diplomatike, pas një shkëputjeje 7 vjeçare.

1983 - Doli në shitje albumi "War", nga rok grupi U2.

1986 - Kryeministri suedez Olof Palme, u qëllua për vdekje në qendër të Stokholmit.

1994 - Avionët luftarakë amerikanë bombarduan katër aeroplanë serbë mbi Bosnjen, në intervenimin e parë të NATO-s në këtë zone të trazuar.(g.k.)
XS
SM
MD
LG