Ndërlidhjet

Afganistan: U arrestuan katër zyrtarë të dyshuar për spiunim


Pamje nga Kabuli
Pamje nga Kabuli
Nga Kabuli ka informacione për arrestimin e katër zyrtarëve afganë, të dyshuar se kanë spiunuar për Iranin dhe Pakistanin.

Zëdhënësi i Drejtoratit Kombëtar për Siguri të Afganistanit, Lutfullah Mashal, tha se “arresimet janë bërë me dëshmi konkrete”.

Ai ka refuzuar të paraqes më tepër detaje.

Burimet thonë se agjencia e spiunimit e Afganistanit u ka thënë reporterëve nën kushte anonimiteti, se një diplomat i nivelit të lartë në Ministrinë e jashtme, i angazhuar për çështjet aziatike, ishte akuzuar se ka dhënë informacione te agjencia ushtarake e inteligjencës në Pakistan.

Tre të dyshuar të tjerë janë përshkruar si të punësuar në qeveri, në rajonaet Nangarhar, Farah dhe Herat.

Ministria e jashtme e Afganistanit ende nuk i ka komentuar arrstimet, të cilat raportohet se kanë ndodhur para një muaji.
XS
SM
MD
LG