Ndërlidhjet

Rusi: Nga rrëzimi i ndërtesës – 6 vetë humbën jetën


Pamje nga qyteti Astrakhan në Rusi
Zyrtarët thonë se së paku gjashtë vetë janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur, pasi një pjesë e ndërtesës nëntë-katëshe në qytetin rus, Astrakhan, është rrëzuar.

Katër njerëz konsiderohen të zhdukur.

Zyrtarët e situatave emergjente po zhvillojnë hetime për dyshime se shkatërrimin e ndërtesës e ka shkaktuar rrjedhja e gazit.

Qindra pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar eventualë nën gërmadhat e ndërtesës.

Kryeministri Vlladimir Putin ka urdhëruar që zyrtarët e kompanisë lokale të gazit të suspendohen, në pritje të konkluzave të hetimeve zyrtare.
XS
SM
MD
LG