Ndërlidhjet

Ministrat rekomanduan që Serbisë t’i jepet statusi i kandidatit


Presidenti i BE-së, Herman Van Rompoj, dhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiq
Presidenti i BE-së, Herman Van Rompoj, dhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiq
Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian ka rekomanduar sot që Serbia ta fitoj statusin e kandidatit për pranim në BE, kanë thënë zyrtarë që kanë marrë pjesë në takim.

Ky vendim duhet të konfirmohet nga liderët e Bashkimit Evropian, në samitin që mbahet nesër dhe pasnesër.

Më herët, kryetari i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, ka thënë se “është me rëndësi që Serbia të mbetet e përkushtuar për reforma ambicioze në dialogun e saj me Prishtinën” dhe ka shtuar se “vetëm hapat e harmonizuar dhe rezultatet do të lejojnë që marrëdhëniet tona të zhvillohen mëtutje”.

Sipas tij, Serbia e mban çelësin e thellimit të lidhjeve me BE-në dhe të progresit të saj.

Nikolai Vamen, ministër për çështje evropiane i Danimarkës, që e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, tha se Serbia ka treguar vullnet për arritje të rezultateve të mira në dialogun Beograd – Prishtinë. Për këtë arsye, sipas tij, nuk duhet të harrohet as Kosova, me të cilën duhet “forcuar marrëdhëniet tona”.

“Por, ne poashtu duhet të mbajmë mend se në kthesën e së premtes, ishin dy palë në dialogun Beogradi – Prishtina, dhe rrjedhimisht, unë jam poashtu shumë i kënaqur që ne ishim të aftë të pajtoheshim për t’i forcuar marrëdhëniet tona me Kosovën”.

Në këtë takim, pesë vendet anëtare të BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën, kanë kërkuar që në konkluzionet e mbledhjes të theksohet se “është marrë në dijeni synimi i Komisionit Evropian”, që të përgatituet studimi i fizibilitetit për marrëveshjen për stabilizim asocim të BE-së me Kosovën.
XS
SM
MD
LG