Ndërlidhjet

Putin paralajmëron opozitën


Kryeministri rus, Vladimir Putin, në takim me aktivistët e fushatës së tij.
Kryeministri rus, Vladimir Putin, në takim me aktivistët e fushatës së tij.
Kryeministri rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar kundërshtarët e tij kundër protestave që do të pasonin zgjedhjet e së dielës në Rusi.

Putin shihet si fitues i sigurt i zgjedhjeve presidenciale, pas shërbimit për katër vjet në postin e kryeministrit.

Ai ka akuzuar sot opozitën se i ka shpallur votimet e paligjshme para kohe. Putin po ashtu ka thënë se “opozita planifikon taktika të pista, përfshirë mbushjen e kutive të votimit, për të diskredituar votën”.

Dëshmitë për mashtrime në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të kaluar kanë nxitur protesta masive anembanë Rusisë. Ato kërkonin fundin e sundimit 12-vjeçar të Putinit, tetë vjet si president dhe katër të tjerë si kryeministër.
XS
SM
MD
LG