Ndërlidhjet

Koreja e Veriut pezullon pasurimin e uraniumit


Ilustrim
Ilustrim
Koreja e Veriut ka rënë dakord për të pezulluar pasurimin e uraniumit dhe zbatimin e moratoriumit për testimin e raketave me rreze të gjatë veprimi.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Viktoria Nullënd, tha se Phenjani do të lejojë inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore të verifikojnë dhe të monitorojnë moratoriumin për pasurimin e uraniumit, si dhe të konfirmojnë çaktivizimin e reaktorit bërthamor të Koresë Veriore në Jongbion.

Njoftimi i SHBA-së vjen pas takimit të emisarëve të të dyja vendeve, që u zhvillua këtë muaj në Pekin.
XS
SM
MD
LG