Ndërlidhjet

Nikoliq: I gëzuar për status të kandidatit, por mbetet skeptik


Tomisllav Nikoliq - lider i Partisë Serbe të Progresit
Tomisllav Nikoliq - lider i Partisë Serbe të Progresit
Njëri nga liderët e opozitës në Serbi, Tomisllav Nikoliq, e ka përshëndetur lajmin se Bashkimi Evropian i ka dhënë Serbisë statusin e kandidatit për pranim në BE, por është shprehur skeptik se kjo qeveri është e gatshme për të lëvizur përpara.

“Si serb jam i gëzuar lidhur me status”, tha Nikoliq, partia e të cilit do të jetë rivali kryesor i koalicionit qeverisës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale në Serbi.

“Çdo gjë tjetër është teatër, nëse Serbia nuk është e gatshme të lëvizë përpara, pas arritjes së statusit, dhe të mbetet e varrosur nën autoritetet, që e kanë udhëhqeur këtë vend në mënyrë të pakuptueshme, gjatë 12 viteve”, tha Tomisllav Nikoliq, nga Partia Serbe e Progresit.
XS
SM
MD
LG