Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës, cak- ish ministri i brendshëm


Pakistan
Pakistan
Një sulmues vetëvrasës ka sulmuar konvojin e ish ministrit të brendshëm pakistanez Aftab Kan Sherpao, duke vrarë një nga truprojat e tij dhe duke plagosur tre të tjerë.

Sherpao, që ka mbikëqyrur operacionet kundër talibanëve pakistanezë nën administratën e presidentit Pervez Musharraf, ka shpëtuar pa lëndime në sulmin që ndodhi afër Peshauarit.

Policia tha se Sherpao po kalonte nëpër distrktin Çarsada, pasi që kishte mbajtur një fjalim në një tubim politik, kur një i ri u shfaq në fushë të hapur dhe hodhi veten në erë, afër makinës së blinduar të ish ministrit.

Grupi Tahrek-e-Taliban Momand ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG