Ndërlidhjet

Shpërthim në Kongo, mbi 100 të vdekur


Tymi shihet nga shpërthimi i depos së municionit, afër kryeqytetit të Kongos, 4 mars, 2012
Tymi shihet nga shpërthimi i depos së municionit, afër kryeqytetit të Kongos, 4 mars, 2012
Më shumë se 100 persona janë vrarë të dielën nga një seri shpërthimesh në një depo municioni në kryeqytetin e Kongos, Brazavil, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme e këtij vendi.

“Janë më shumë se 100 të vdekur. Është e pamundur të numërohen aktualisht të plagosurit”, citon agjencia France Press, ministrin e brendshëm, Rajmond Mbolou.

Më herët një diplomat evropian tha se kanë vdekur të paktën 150 njerëz.
XS
SM
MD
LG