Ndërlidhjet

Nis Epopeja e UÇK-së


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi
Nën patronatin e Qeverisë së Kosovës sot nis manifestimi tradicional “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, i cili zgjat tre ditë me radhë në përkujtim të Adem Jasharit, që njihet edhe si komandant legjendar i UÇK-së, dhe familjes së tij.

Katërmbëdhjetë vjet më parë në Prekaz të Skenderajt, gjatë një sulmi të forcave serbe të sigurimit në këtë fshat, u vranë më shumë se pesëdhjetë anëtarë të familjes së Adem Jasharit.

Manifestimi nis sot në Prishtinë me parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, vazhdon nesër me homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe me një akademi përkujtimore në Prishtinë, kurse më 7 mars manifestimi përmbyllet tradicionalisht me atë që njihet si "Nata e Zjarreve", me ndezjen e flakadanëve.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara, përmes një deklarate dërguar mediave, ka shprehur nderimet dhe respektin për, siç thuhet, veprën e lavdishme të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

“Përkushtimi i heronjve dhe atdhedashuria mbesin udhërrëfim për ne, janë bazament i shtetësisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës, i lirisë që gëzojmë sot”, ka thënë Jahjaga.
XS
SM
MD
LG