Ndërlidhjet

AKB lejohet të hyjë në territorin e Serbisë


Bujanovci
Bujanovci
Aleanca Kosovare e Biznesit përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se delegacioni prej 16 personave që ishte ndaluar nga autoritetet serbe që të kalojnë kufirin Kosovë-Serbi, në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, ka arritur që të hyjë në territorin e Serbisë.

Për hyrjen e këtij delegacioni në territorin e Serbisë kanë ndërmjetësuar mekanizmat ndërkombëtarë, thuhet në komunikatë.

“Kryetari i AKB-së Agim Shahini pasi ka mbërritur në Preshevë falë ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, është pritur nga bashkëorganizatorët e projektit ‘Javët e Biznesit Kombetar’”, thuhet në komunikatën për media të AKB-së.

Më herët, autoritetet policore serbe nuk kanë lejuar përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Biznesit që të kalojnë kufirin Kosovë-Serbi, në vendkalimin kufitar tek Dheu i Bardhë.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, i pat thënë Radios Evropa e Lirë se qëllimi i kësaj vizite në Luginën e Preshevës ka të bëjë me promovimin e javës së biznesit.
XS
SM
MD
LG