Ndërlidhjet

Kina paralajmëron Iranin për programin bërthamor


Ministri i jashtëm kinez, Jang Jieçi
Ministri i jashtëm kinez, Jang Jieçi
Ministri i Jashtëm i Kinës Jang Jieçi ka përsëritur se Pekini është kundër krijimin të armëve bërthamore nga ana e Iranit.

Duke folur në një konferencë për gazetarë, Yang tha se Kina “është kundër asaj që ndonjë vend në Lindjen e Mesme, përfshirë këtu dhe Iranin, të zhvillojë dhe të posedojë armë bërthamore’.

Por, Jang ka theksuar se Irani ka të drejtë që të zhvillojë energji bërthamore për qëllime paqësore. Ai po ashtu tërhoqi vërejtjen kundër sanksioneve të njëanshme.

Perëndimi frikësohet se Irani po punon fshehtas në ndërtimin e armëve bërthamore, akuzë kjo e hedhur poshtë nga Teherani.
XS
SM
MD
LG