Ndërlidhjet

Dagestan: Nga sulmi vetëvrasës me bombë – 5 policë të vrarë


Pamje nga një fshat malor në Dagestan
Pamje nga një fshat malor në Dagestan
Autoritetet thonë se një sulmuese vetëvrasëse me bombë i ka vrarë pesë policë dhe i ka plagosur dy të tjerë në një postbllok policor në provincën ruse Dagestan.

Zyrtari i ministrisë së brendshme, Vjeçesllav Gasanov, tha se sulmi ka ndodhur në një fshat 30 kilometra larg kryeqytetit të Dagestanit, Mahaçkala.

Poashtu, sipas këtij zyrtari, në një sulm të ndarë gjatë ditës së djeshme, në qytetin Kaspijsk, dy persona të armatosur e kanë vrarë një polic dhe e kanë plagosur një civil.

Dagestani dhe provincat e tjera të Rusisë në Kaukazin Verior, goditen pothuajse për çdo ditë nga sulmet e kryengritësve islamikë, që në të shumtën e rasteve në shënjestër i kanë policët.
XS
SM
MD
LG