Roboti katërkëmbësh “Çita” ka arritur rekord të ri në shpejtësi në tokë për robotët, duke lëvizur 29 kilometra në orë, në një laborator në Shetetet e Bashkuara.
Ky robot po zhvillohet në firmën Boston Dynamics në Masaçusets dhe financohet nga ushtria amerikane.
Kompania ka kumtuar dje se roboti arriti rezultat më të mirë se rekordi i mëparshëm, që ishte vënë në vitin 1989 nga një robot me dy këmbë në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets, me shpejtësi 21 kilometra në orë.
Roboti katërkëmbësh mund të lëvizë më shpejt se sa ritmi mesatar njerëzor i vrapimit, por ende është larg krahasimit me fituesin e medaljes së artë olimpike, Usain Bolt nga Xhamajka, i cili për një orë i kalon afërsisht 45 kilometra.