Ndërlidhjet

Sulmuesja vetëvrasëse vret pesë policë


Pas sulmit në Dagestan...
Pesë policë rusë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur kur një sulmuese vetëvrasëse ka shpërthyer eksplozivët e saj në një post-bllok të Dagestanit në Kaukaz.

Sulmi ka ndodhur në fshatin Karabudakhent, rreth 30 kilometra në jug të kryeqytetit Makaçkala.

Policia ka identifikuar sulmuesen si Amiat Ibrahimova, e cila thuhet të ketë qenë e veja e një luftëtari kryengritës, që është vrarë nga forcat e sigurisë muajin e kaluar.

Rajoni i Kaukazit, që është pjesë e Federatës Ruse, është zonë e përleshjeve të armatosura mes forcave qeveritare dhe kryengritësve.

Sulmi i fundit i madh, që është kryer nga rebelët e Kaukazit Verior, ka pasur në shënjestër Aeroportin Domodedovo të Moskës në janar të 2011-ës, ku 37 njerëz kanë humbur jetën.
XS
SM
MD
LG