Ndërlidhjet

Spanja mbyll ambasadën në Siri


Protesta kundër regjimit të Asadit në Idlib të Sirisë.
Spanja ka bërë të ditur se ka mbyllur ambasadën e saj në Siri, në shenjë proteste ndaj brutalitetit të qeverisë.

Vendimi i Madridit ka pasuar veprimet e ngjashme të Britanisë, Kanadasë, Francës dhe të Shteteve të Bashkuara.

Protestat kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad kanë vazhduar edhe sot.

Shefja për ndihma humanitare e Kombeve të Bashkuara ka arritur në Siri, në përpjekje për të bindur qeverinë e atjeshme të lejojë ndihmat për civilët.

Valeri Amos ka takuar ministrin e Jashtëm sirian në Damask, para se të udhëtonte drejt Homsit – epiqendrës së protestave antiqeveritare.

Në Uashington, presidenti Barak Obama e ka quajtur dhunën në Siri “të dhimbshme”.

Por, ai ka thënë se nuk ka zgjidhje të thjeshtë të krizës dhe ka paralajmëruar se veprimi i njëanshëm ushtarak i SHBA-së do të ishte “gabim”.

Kombet e Bashkuara thonë se mbi 7,500 persona, shumica nga ta civilë, kanë humbur jetën në Siri, që nga shpërthimi i protestave në mars të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG