Ndërlidhjet

Izraeli vazhdon të kërcënojë Iranin


Flamuri i Izraelit
Flamuri i Izraelit
Izraeli ka mirëpritur mundësinë e rifillimit të bisedimeve ndërkombëtare për programin bërthamor të Iranit, por ka thënë se nuk do të heqë dorë nga opsionet e tjera.

Shefi i sigurisë izraelite, Jakov Amidror, ka thënë se Izraeli duhet të përgatitet nëse bisedimet dështojnë dhe se kërcënimi i tij për sulme ushtarake “është i rëndësishëm për të shtyrë Teheranin të heqë dorë nga programi nuklear”.

Komentet e tij pasojnë njoftimin e së martës se Irani dhe pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfshirë dhe Gjermaninë, do t’iu kthehen negociatave.

Një hap i tillë do t’i qetësonte tensionet në lidhje me kërcënimin e shtetit hebre për të sulmuar pozicionet bërthamore të Iranit, me qëllim parandalimin e tij nga krijimi i armës atomike.

Irani thotë se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG