Ndërlidhjet

Obama takon kryeministrin libian


Presidenti amerikan, Barak Obama.
Presidenti amerikan, Barak Obama.
Presidenti amerikan, Barak Obama, ka pritur kryeministrin e Libisë, Abdurrahim el-Keib, në një takim të paparalajmëruar në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas deklaratës së bërë publike, Obama ka inkurajuar Keibin të ndjekë planet për mbajtjen e zgjedhjeve kombëtare në qershor, duke theksuar “rëndësinë e transparencës dhe të angazhimit me shoqërinë civile të Libisë”.

Dy udhëheqësit po ashtu kanë diskutuar bashkëpunimin në rritje për menaxhimin e kufirit, sigurinë e armëve dhe shqetësimet rajonale për terrorizmin.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë tha se Obama ka “duartrokitur” Keibin për punën e tij në tranzicionin e Libisë drejt demokracisë, pas përmbysjes së dhunshme të Muamer Gadafit në kryengritjen e vitit të kaluar.

Kryeministri libian do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG