Ndërlidhjet

Jankullovska: Sulmuesit do të përgjigjen


Pamje nga Shkupi
Pamje nga Shkupi
Lidhur me sulmin ndaj autobusit me nxënës shqiptarë në një lagje të banuar me popullatë maqedone në Shkup është prononcuar ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.

“Ministria e Brendshme ka ndërmarë të gjitha masat e nevojshme nga ana e policisë dhe besojmë se brenda një kohe të shkurtër, kryesit e kësaj vepre do të përgjigjen për këtë akt kriminal. Incidentet e këtilla vlerësoj se kanë shkaktuar një dozë të tensioneve andaj të gjithë duhet të jemi të kujdeshëm dhe të kontribuojmë për qetësimin e saj”, ka deklaruar ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska.

Ajo njoftoi edhe për një incident tjetër që ka dodhur vetëm disa orë pas incidentit të parë.

Në lagjen Çair të Shkupit të banuara me popullatë shqiptare sipas saj janë sulmuar dy të rinj maqedonas po ashtu në një autobus urban.

Ndryshe, pesëmbëdhjetë nxënës shqiptarë të fshatiti Çiflik të Shkupit kanë përfunduar në spital, pas sulmit të kryer ndaj autobusit me të cilin po ktheheshin nga shkolla.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 20:00 të së mërkurës, kur një grup prej rreth 20 personash të maskuar dhe me shufra hekuri e druri kanë ndaluar autobusin lokal duke u futur dhunshëm në të, me ç’rast kanë filluar të qëllojmë mbi nxënësit e shkollave te mesme.

Një nga nxënësit e rrahur, sipas autoriteteve mjekësore të spitalit në Shkup ndodhet në rrezik jete.
XS
SM
MD
LG