Ndërlidhjet

Rasmusen uron Putinin


Vlladimir Putin
Vlladimir Putin
NATO tha se sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Anders Fog Rasmusen i ka telefonuar Vlladimir Putinit për ta uruar për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

NATO përmes një deklarate ka thënë se Rasmusen dhe Putin janë pajtuar gjatë kësaj bisede për t’u takuar “në një të ardhme të afërt”.

Sipas deklaratës, Putini “ka theksuar përkushtimin për raporte të mira dhe të qëndrueshme me NATO-n".

Rasmusen, nga ana e tij, ka kërkuar nga NATO dhe Rusia që të arrijnë një marrëveshje për sistemin e planifikuar të mbrojtjes raketore të Evropës.

Moska ka kundërshtuar këtë plan, duke thënë se do të jetë i drejtuar kundër Rusisë, pretendim ky i hedhur nga NATO.
XS
SM
MD
LG