Ndërlidhjet

Maqedoni: SHBA, BDI e dënojnë dhunën


Pamje e Shkupit
Pamje e Shkupit
Bashkimi Demokratik për Integrim në mbledhjen e sotme të kryesisë qendrore të partisë ka dënuar aktet e fundit të dhunës, përfshirë incidentin e mbrëmshëm të rrahjes së nxënësve shqiptarë, ndërsa nga të gjithë faktorët relevant ka kërkuar që të ndikojnë me autoritetin e tyre “për të parandaluar aktet e këtilla të dhunës, që rrezikojnë stablitetin e vendit”.

BDI ka kërkuar nga qytetarët që të mos bien në provokimet e qarqeve të caktuara, që kanë për qëllim destabilizimin e vendit, ndërsa siguron marrjen e të gjitha masave për nxjerrjen para drejtësisë të aktorëve të akteve kriminale.

Në mbledhjen e kryesisë partiake, Zëvendës ministri i brendshëm nga rradhët e BDI-së, Xhelal Bajrami, ka raportuar mbi hetimet që po i bënë policia dhe ka paralajmëruar zbardhjen e plotë të rastit pasi sipas tij, shumica e sulmuesve tashmë janë identifikuar nga ana e MPB-së.

Ndërkohë edhe Ambasada amerikane në Shkup përmes një komunikate ka shprehur keqardhje lidhur me incidentin e rrahjes së nxënësve shqiptare në një lagje të banuar me popullatë maqedonase. Ambasada amerikane kërkon përmbajtje nga palët ndërsa mbështetë institucionet në procesin e zbardhjes së plotë të rastit.

“Ne mbështesim përpjekjet e ministres Jankullovska për të ndjekur procedurën hetuese dhe ligjore. I bashkangjitemi asaj në dënimin e këtyre akteve, si dhe komenteve të saj që përkatësia etnike e cilës do viktimë është e parëndësishme për procesin ligjor. Ftojmë të gjitha palët të mbeten të qeta, të presin zbardhjen e fakteve dhe të lejojnë zbatimin e procesit ligjor”, thuhet në kumtesën e ambasadës amerikane në Shkup.
XS
SM
MD
LG