Ndërlidhjet

U lirua nga burgu ish politikani i Bosnjës Fikret Abdiq


Fikret Abdiqi pas lirimit të sotëm nga burgu në Pulë të Kroacisë
Fikret Abdiqi pas lirimit të sotëm nga burgu në Pulë të Kroacisë
Ish politikani dhe kamandanti ushtarak në luftën në Bosnjë, Fikret Abdiq, është liruar nga burgu, pasi i ka mbajtur dy të tretat e dënimit për krime të luftës kundër myslimanëve, gjatë luftës në periudhën 1992-95 në Bosnjë Hercegovinë.

Raportohet se afro 3 mijë mbështetës të Abdiqit sot ishin mbledhur në qytetin bregdetar kroat, Pula, për ta përshëndetur daljen e tij nga burgu.

Fikret Abdiq, njëkohë njeriu më i pasur në Bosnjë dhe politikani më i popullarizuar, ishte dënuar në vitin 2003 për pjesëmarrje në vrasjen e myslimanëve gjatë konfliktit.

Gjatë luftës ai ishte kthyer kundër qeverisë së udhëhequr nga myslimanët në Sarajevë, duke e krijuar një rajon autonom në pjesën veri-perëndimore të Bosnjës.

Procesi kundër tij ishte mbajtur në Kroaci, ku ai ishte larguar pas luftës.
XS
SM
MD
LG