Ndërlidhjet

Rusia e kundërshton propozim-rezolutën e re për Sirinë


Ndërtesa të shkatërruara nga bombat e ushtrisë në Homs të Sirisë
Ndërtesa të shkatërruara nga bombat e ushtrisë në Homs të Sirisë
Rusia thotë se e kundërshton një propozim-rezolutë të re të mbështetur nga vendet perëndimore në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që synon ndaljen e gjakderdhjes në Siri.

Zëvendës ministri i jashtëm i Rusisë, Genadi Gatilov, tha se propozimi i ri është i “pabalancuar”, pasi ai nuk bënë thirrje për ndalje simultane të dhunës si nga qeveria ashtu edhe nga kryengritësit.

Rusia, aleat i vjetër dhe furnizues me armatim i Sirisë, dhe Kina, më herët i kanë vënë veto një propozim-rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Sirinë.

Prej zhvillimeve të tjera për Sirinë, veçojmë atë se Burhan Galioun, kryesues i Këshillit Kombëtar Sirian, e ka përjashtuar mundësinë e çfarëdo negociatave, derisa presidenti Bashar al-Asad e vazhdon goditjen ndaj opozitës.

Ish sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, aktualisht i dërguar i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe për Sirinë, ka kërkuar dialog ndërmjet qeverisë dhe opozitës.
XS
SM
MD
LG