Ndërlidhjet

"Prishtina bën presion duke arrestuar serbët"


Ilustrim
Ilustrim
Ministria serbe për Kosovën ka kërkuar sot nga EULEX-i që të marrë përsipër rastin e punonjësve të Telekomit të Serbisë, të cilët janë arrestuar një ditë më parë nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se dy persona janë arrestuar një ditë më parë në pikën kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë, pasi që është dyshuar se po zhvillojnë tregti të paligjshme.

Atyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndërkohë, Ministria serbe për Kosovën ka thënë se ekziston dyshimi se arrestimi “është edhe një tregues se Prishtina dëshiron të kryejë presion të ri ndaj serbëve duke u pamundësuar punën në ndërmarrjet, që nuk kanë ndikim politik”.

Telekomi i Serbisë sikurse edhe insititucionet tjera serbe publike veprojnë në Kosovë si struktura paralele.

Ato vazhdojnë të financohen nga Beogradi zyrtar.
XS
SM
MD
LG