Ndërlidhjet

SHBA-Afganistan: Marrëveshje për burgjet


Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në Kabul...
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në Kabul...
Zyrtarët e Afganistanit dhe të Shteteve të Bashkuara kanë nënshkruar marrëveshje për transferimin e burgjeve të Afganistanit nën kontrollin e autoriteteve vendore.

Sipas memorandumit të nënshkruar në Kabul, kontrolli i burgut Parvan, që udhëhiqet nga SHBA-ja, do t’iu dorëzohet brenda gjashtë mujave zyrtarëve afganë.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministri afgan i Mbrojtjes, Abdul Rahim Vardak, dhe komandanti i trupave të NATO-s në Afganistan, gjenerali Xhon Allen.

Detaje të tjera të marrëveshjes nuk kanë qenë në dispozicion.
XS
SM
MD
LG