Ndërlidhjet

Talibanët e Guantanamos pranojnë transferimin në Katar


Guantanamo Bej
Guantanamo Bej
Zëdhënësi i presidentit afgan, Hamid Karzai, tha se pesë kryengritësit talibanë, që mbahen nga Shtetet e Bashkuara në Burgun e Guantanamos, janë pajtuar me propozimin e transferimit në Katar.

Aimal Faizi tha se militantët i janë përgjigjur pozitivisht propozimit, pas vizitës së delegacionit të udhëhequr nga ndihmësi i lartë i Karzait, Ibrahim Spinzada.

Transferimi i propozuar është pjesë e përpjekjeve të sponsorizuara nga SHBA-ja për të sjellë talibanët në tryezën e negociatave, në kohën kur trupat e huaja luftarake përgatiten të lënë Afganistanin në fund të vitit 2014.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kejtllin Hajden, tha se Shtetet e Bashkuara nuk janë dakorduar ende për transferimin “e ndonjë zyrtari taliban nga Guantanamo Bej”.

Hajden tha se “çdo vendim për transferimin e të burgosurve nga Guantanamo do të merret në përputhje me ligjin e SHBA-së dhe në konsultim me Kongresin”.

Disa anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara kanë kundërshtuar lirimin e kryengritësve talibanë nga burgu në Kubë.
XS
SM
MD
LG