Ndërlidhjet

SHBA "përkrah Kosovës" në çdo hap


Nju Jork, 10 mars 2012.
Nju Jork, 10 mars 2012.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar në Nju Jork sekretaren amerikane të shtetit, Hilari Klinton.

Kryediplomatja amerikane ka thënë se SHBA-ja do të jetë përkrah Kosovës në çdo hap, ndërsa e ka cilësuar si punë të rëndësishme me BE-në ofrimin e kandidaturës për Serbinë dhe hapjen e perspektivës evropiane për Kosovën.

Siç bën të ditur presidenca e Kosovës, zonja Jahjaga ka thënë se mbështetja që SHBA-ja vazhdon t’i japë Kosovës është e një rëndësie të posaçme dhe ndihmon të gjitha proceset në vend.

Udhëheqësja e shtetit kosovar ka thënë tha se marrëveshjet e arritura me Brukselin do të ndihmojnë edhe Republikën e Kosovës, edhe Republikën e Serbisë në rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane.

Jahjaga ka marrë pjesë edhe në Samitin e tretë ndërkombëtar “Women in the World”, në Nju Jork, i cili ka përfunduar punimet me fjalën përmbyllëse të sekretares Klinton.

Në mesin e grave të suksesshme, Klinton ka përmendur edhe presidenten Jahjaga.

“Ajo ka punuar shumë për ta bashkuar vendin, për të promovuar sundimin e ligjit, pajtimin, stabilitetin rajonal dhe gjithmonë duke punuar për të drejtat dhe mundësitë e grave dhe vajzave”, ka thënë mes tjerash Klinton.
XS
SM
MD
LG