Ndërlidhjet

Anan vazhdon bisedimet me Asadin


Dmask, 10 mars 2012.
Dmask, 10 mars 2012.
I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan, zhvillon sot raundin e dytë të bisedimeve me presidentin sirian, Bashar al-Asad.

Në ditën e parë të takimit, Asadi ka hedhur poshtë çdo dialog politik, derisa, siç ka thënë, në vendin e tij operojnë “grupet e armatosura terroriste”.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA ka cituar Asadin të ketë thënë se “dialogu politik nuk mund të jetë i suksesshëm “derisa ka grupe terroriste që shkaktojnë kaos dhe jostabilitet”.

Anan, njëherësh ish-sekretar i përgjithshëm i OKB-së, nuk ka bërë komente publike pas takimit.

Ai po bën përpjekje të aranzhojë armëpushimin dhe qasjen më të madhe të organizatave humanitare.

Në deklaratën që ka bërë publike OKB-ja thuhet se Anan, të shtunën, “ka shprehur shqetësim të madh për situatën në Siri”.

Kjo e fundit është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhuna që nga marsi i vitit të kaluar. Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 7,500 persona janë vrarë në trazira.
XS
SM
MD
LG