Ndërlidhjet

Luftime Izrael-Gaza: 15 të vrarë


Ilustrim
Ilustrim
Izraeli ka sulmuar Gazën për të dytën ditë me radhë, çfarë paraqet dhunën më të rëndë në rajon, në gati një vit.

Burimet palestineze thonë se të paktën 15 militantë janë vrarë gjatë dy ditëve luftime.

Me gjithë përpjekjet e Egjiptit për të ndërmjetësuar paqen, palestinezët kanë hedhur mbi 100 raketa në drejtim të Izraelit jugor, duke plagosur rëndë një civil izraelit.

Shtetet e Bashkuara i kanë dënuar sulmet me raketa, duke i quajtur ato “frikacake”, ndërsa Liga Arabe ka thënë se sulmet ajrore të Izraelit janë “masakër”.
XS
SM
MD
LG