Ndërlidhjet

Hoxhaj shpreh solidaritetin e kosovarëve me japonezët


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram homologut japonez, Koiçiro Gemba, në njëvjetorin e tërmetit dhe cunamit shkatërrues që goditi Japoninë më 11 mars, 2011.

Ministri Hoxhaj mësohet të ketë shprehur solidaritetin e qytetarëve të Kosovës me popullin e Japonisë, me shpresën që "pasojat e kësaj katastrofe natyrore të jenë tejkaluar".

Në telegramin që transmeton MPJ thuhet se "populli i Republikës së Kosovës ka bashkëndjerë në çdo moment dhembjen me familjet e viktimave dhe të të lënduarve nga kjo katastrofë natyrore".

Më 11 mars të vitit 2011, Japonia është goditur nga një tërmet dhe cunami shkatërrues.

Katastrofa ka shkaktuar humbje të mëdha njerëzore e materiale, si dhe rrjedhje radioaktive në tre reaktorë të energjisë bërthamore në Fukushima.
XS
SM
MD
LG