Ndërlidhjet

Mitrovicë: Zjarrvënia në bankë, sulm i qëllimshëm


Pamje nga Mitrovica
Pamje nga Mitrovica
Policia e Kosovës ka njoftuar se një lokal i një banke në pjesën veriore të Mitrovicës ishte përfshirë nga zjarri.

Lokali i bankës “KEP” besohet se ishte “cak i sulmit të qëllimshëm nga ana e personave ende të panjohur”, tha policia rajonale në Mitrovicë.

Rasti kishte ndodhur të shtunën herët në mëngjes, ndërsa zjarri ishte vënë nën kontroll të zjarrfikësve.

“Dyshohet se persona ende të paidentifikuar, për motive të mundshme të eliminimit të dëshmive të kreditimit nga banka, të kenë hedhur brenda bankës një mjet piroteknik, i cili e ka shkaktuar zjarrin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa “sasia e parave e mbyllur brenda kasafortës ka mbetur e parprekur dhe e pa dëmtuar”.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.
XS
SM
MD
LG